Vuçiq: Sot pranova një tjetër tërheqje të njohjes së Kosovës

Vuçiq: Sot pranova një tjetër tërheqje të njohjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po qëndron në New York.

Ai pretendon se gjatë ditës së sotshme ka siguruar një tjetër tërheqje të njohjes për pavarësinë e Kosovës.

Ai ka refuzuar të tregojë se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Kam një lajm të mirë për qytetarët e Serbisë, dua të them se në një nga takimet kam marrë një notë tjetër për tërheqjen e njohjes (së Kosovës) dhe kjo është një dosje më shumë në sirtarin tim, por edhe në sirtarin e Ministrisë së Jashtme”, tha Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Shpërndaje në: