Vuçiq takim në katër sy me Putin: Temë diskutimi është Kosova

Vuçiq takim në katër sy me Putin: Temë diskutimi është Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka udhëtuar drejt Rusisë ku do të takohet me presidentin e këtij shteti, Vladimir Putin.

Ata siç njoftojnë mediat serbe do të zhvillojnë takim ballë për ballë e ku do të flasin edhe për Kosovën dhe zhvillimet në Ballkan.

Vuçiq dhe Putin do të bisedojnë për partneritetin Moskë-Beograd, politikën, tregtinë, ekonomikë dhe sferat kulturore dhe humanitare.

Takimi mes tyre do të nisë në orën 13:00 dhe do të mbahet në qytetin e Soshi.

Shpërndaje në: