Vuçiq thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

Vuçiq thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjesit, në të cilën tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë.

Kështu raporton gazeta “Novosti” duke iu referuar burimeve.

Raportohet se temë qendrore e takimit do të jetë vendimi i Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targa ndaj Serbisë.

Drejtuesit e Listës Serbe gjithashtu kanë udhëtuar drejt Jarinjes, pas situatës së krijuar në nisjen e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Rakiq i bëri thirrje presidentit serb, Aleksandar Vucic të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë.

“Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngrejë tensione. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit të cilët janë të shqetësuar se si ti sigurojnë bukë fëmijëve të tyre. Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe pyetëm për ndihmën e BE-së. I bëj thirrje presidentit Vucic, të reagojë”, shtoi ai.

Shpërndaje në: