Vuçiq thotë se me presionin për njohje po nxitet një 17 mars i ri si në 2004

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilën Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se është përmbyllur më 2013-ën.

Pavarësisht kësaj Vuçiq insiston se Prishtina zyrtare, nuk ka përmbushur akoma detyrimin e saj siç e quan ai, bërë në bisedimet e 2013-ës, njofton Klan Kosova.

Tutje ai shton se presioni për njohje po nxit trazira të reja si të 17 marsit të 2004.

“Tani po ndodh ajo për të cilën kam folur për një kohë të gjatë, për të cilën kam paralajmëruar BE-në dhe të gjithë zyrtarët ndërkombëtarë, se shqiptarët nuk mendojnë se serbët duhet të kenë asgjë, por që ata që krijuan të ashtuquajturin shtet duhet thjesht të shtypin butonin dhe Serbia ta njoh Kosovën”.

”Pastaj ata do të nxisin një 17 Mars 2004 të ri, për të dëbuar 100,000 serbët që mbetën dhe ky do të ishte fundi i punës së tyre”, tha Vuçiq për TV Pink, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në: