Vuçiq thotë se një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, por s’kallëxon cili

Vuçiq thotë se një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, por s’kallëxon cili

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës. Mirëpo, ai nuk ka treguar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ai, për këtë gjë, ka folur në një konferencë për mediat.

“Ndaluni njerëz. Dhe më lëni t’ju tregoj, tashmë kemi shtetin e pestë që tërheqë njohjen e Kosovës”, ka thënë ai.

Këtë mbrëmje, presidenti serb ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur me gjuhë të ashpër pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet për çështjen e dokumentacionit.

Shpërndaje në: