Vuçiq trishtohet nga shqiptarët në Bruksel, i bërtasin prej ndërtesave (Video)
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vënë në siklet derisa jepte një intervistë për një medium nga Beogradi, pas dialogut që zhvilloi me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Feredica Mogherini në Bruksel.
Televizioni Publik i Serbisë (RTS) pretendon se presidenti i tyre është sulmuar verbalisht nga disa shqiptarë që jetojnë në Belgjikë.
Në videon e publikuar shihet ‘frika’ e Vuçiqit kur dëgjon brohoritjet nga ndërtesa.
“Këta shqiptarë duan të bërtasin kaq shumë! Askush nuk i ka mësuar se si të sillet në një mënyrë të denjë për të mos i penguar fqinjët? Nuk ka rëndësi, do të mësohen me kohë”, u shpreh ai.
Pamja nga min. 12:45.