Vuçiq viziton Kosovën më 3 prill

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do ta vizitojë Kosovën të dielën, më 3 prill, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, sidomos ata në Kosovë” .
“Kryeministri të dielën, më prill 3 do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën,” tha Gjuriq për RTS.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë poashtu ka deklaruar se kjo vizitë është një mbështetje e fortë për serbët në Kosovë siç tha ai”në një kohë të vështirë dhe të paqëndrueshme”, përcjellë Klan Kosova.