Vuçiq zbulon pjesë të bisedës me ambasadorët e QUINT-it

Periskopi.com Lajme

Një takim tjetër i ambasadorëve të vendeve të QUINT-it me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mbajt në Beograd.

Pas takimit me ambasadorët, Vuçiq përcolli një fjali të deklaratës për qytetarët.

“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë apo qytetarëve të saj,” tha ai.

Vuçiq ka zbuluar edhe detaje nga diskutimet e tij me ambasadorë të vendeve të QUINT-it.

“Ju doni të vendosni për mua se ku do të lëvizin njësitë tona? A jeni normal?! Mund ta imagjinoni se në çfarë gjendje emocionale kam qenë kur ia thashë këtë ambasadorit të njërit prej vendeve më të fuqishme në botë,” tha Vuçiq në TV Pink.

Shpërndaje në: