Vuçiqi i ankohet BE’së se Kurti nuk dëshiron të flasë me të

Vuçiqi i ankohet BE’së se Kurti nuk dëshiron të flasë me të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron fare të bisedojë me Beogradin.

Duke iu përgjigjur pyetjes për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut, Vuçiq përmendi deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku thotë se palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialogl, duke theksuar se qytetarëve duhet t’u thuhet se “Serbia dëshiron dialog”, por tha se “është fare e qartë se Prishtina nuk e dëshiron atë”.

“Ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne duam rezultate, por zyrtarisht mund të them se Prishtina nuk dëshiron të flasë fare me ne”, tha Vuçiq.

Kryeministri Albin Kurti tha të dielën se “Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë”.

Shpërndaje në: