Vuçiqi: Ja çka fola me Putinin për Albin Kurtin dhe për veriun e Kosovës

Vuçiqi: Ja çka fola me Putinin për Albin Kurtin dhe për veriun e Kosovës

Aleksandër Vuçiqi thotë se me presidentin rus Vladimir Putin, kanë diskutuar lidhur me deklaratën e Albin Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Kemi biseduar në mënyrë vëllazërore dhe ashtu e kuptojmë njëri-tjetrin. Unë kam folur për standardet e dyfishta që po aplikohen ndaj Serbisë dhe hipokrizinë e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë Vuçiqi duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Kurti për bashkimin me Shqipërinë.

“Presidenti Putin e kuptoi se për çka po flisja,  më pyeti lidhur me disa dilemma që kishte, folëm për veriun e Kosovës dhe ia trgova atij një hartë”, thotë Vuçiqi, shkruan b92, përkthen Periskopi.

 

 

Shpërndaje në: