Vulin luan diplomatin: Vuçiqi kurrë s’e përmendi luftën për zgjidhjen e problemeve, Albin Kurti e bëri

Vulin luan diplomatin: Vuçiqi kurrë s’e përmendi luftën për zgjidhjen e problemeve, Albin Kurti e bëri

“Aleksandër Vuçiqi asnjëherë nuk e ka përmendur luftën si opsion për t’i zgjidhur problemet me Prishtinën, është Albin Kurti ai që e ka bërë këtë”, ka thënë Vulin, shkruan B92, përkthen Periskopi.

“Thirrjet do të duhej të ishin në drejtim të Prishtinës, për ta ulur retorikën e luftës sepse Beogradi nuk e ka bërë këtë. Kushdo që lejon Prishtinën të kërcënojë me luftë, është përgjegjës për kërcënimet e Kurtit”, ka thënë Vulini, njëherësh i ashtuquajtur ministër i mbrojtjes në Serbi.

Kujtojmë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takohet me Aleksandër Vuçiqin të enjten në Bruksel. Ky deklaroi sot se do ta kërkojë Zajednicën dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kryeqendrën evropiane. /periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: