Vulin, presidentit të Kroacisë: Vuçiç është krenar me biografinë e tij politike

Vulin, presidentit të Kroacisë: Vuçiç është krenar me biografinë e tij politike

Ministri i Policisë së Serbisë, edhe sot ka gjetur kohë të gjuaj zemërimin e tij ndaj Presidentit të Kroacisë, Zoran Millonaviç, duke thënë se ai “është dëshmia” se politika e Kroacisë ndaj Serbisë është “një përzjerje mes dashakeqësisë, qëllimeve të këqija dhe me komplekse”.

Duke i reaguar përsëri fjalimit të Millanoviçit se në luftërat ish-Jugosllavisë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë një nga nxitësit më të mëdhenj të luftërave, dhe i cili sipsa të gjitha gjasave “ka qenë krenar për këtë gjë”, Vulin tha se “Vuçiçi mund të jetë krenar për secilën pjesë të biografisë së tij politike”.

“Millanoviçi do të duhej së paku t’i shpjegonte vetes se ku ka gjetur justifikime në biografinë e tij politike që të mund t’i ndaj leksione Serbisë. Asocimi i tij me kriminel të dënuar të luftës si Bllashkiç, Glavas, Hrastov, që u dorëzon dekorime dhe i rikthen në pozita vrasësit e dëshmuar, që përcakton se cili krim është për t’u dënuar e cili jo, kjo është shembulli që jep ai”, ka thënë Vulin, shkruan Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ai përsëri, sikurse të martën, tha se Millanoviç “është një ndër politikanët më të marrë në Kroaci”.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, gjatë qëndrimit të tij në New York në një ligjëratë në Columbia University, ka thënë se pengesa më e madhe e Serbisë për anëtarësimin e saj në BE është Aleksandër Vuçiç, i cili ka qenë një prej nxitësve më të mëdhenjë të luftërave në ish-Jugosllavinë e viteve 90-ta.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç

“Vuçiç është një prej nxitësve më të mëdhenjë të luftërave në vitet e 90-ta, dhe kjo është gjëja më e rëndë”, ka ligjëruar Millanoviç.

Ai gjithashtu tha se Serbia edhe ashtu nuk është se ka qëllim të madh të anëtarësohet në BE, sikurse bën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “të cilët punojnë jashtëzakonisht shumë për këtë”.

Ndërsa edhe Ditë më parë, Presidentët e Kroacisë dhe të Malit të Zi, gishtat i kanë drejtuar kah Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se po nxit nacionalizëm destruktiv në rajon.

Në vizitën e tij në Kroaci, presidenti malazias, Millo Gjukanoviç, ka deklaruar se Vuçiç po e ringjallë nacionalizmin serb të atij lloji që e ka futur rajonin në luftë.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç dhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, gjatë një konference të përbashkët në Zagreb.

“Përsëri po shpërndahet iluzioni se demokracia multi-etnike është e pamundur në Ballkanin Perëndimor, se ka ardhur koha të krijojmë shtetete të zgjeruara dhe homogjene nacionale dhe religjioze”, u shpreh Gjukanoviç.

Ai tha se identiteti qytetar dhe sekular i malaziasëve “po sulmohet nga serviliteti aktual i qeverisë së Malit të Zi e deri te qendrat e nacionalizmit serb në Beograd”.

Pas takimit me Gjukanoviçit, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, kishte kritikuar ashpër formën e stërmbushjes së qyteteve me flamuj serb, thirrje kjo nga Vuçiç për të festuar unitetin serb më 15 shtator.

“Një nga rrënjët e keqkuptimeve kroate-serbe ka qenë shfaqja e flamujve serbë nëpër institucione. Këtu kishte filluar problemi, nga sjelljet provokative serbe në zona ku ata kanë qenë minoritet”, tha Millanoviç, ndërsa shtoi se kjo kjo shkon përtej të qënit minoritancë, por naconalizëm.

E sa për të drejtat e minoriteteve, Millanoviç u shpreh se “e gjithë karriera dhe jeta ime politike përbëhet nga beteja për tu mbrojtur të drejtat e atyre që janë më të dobët”.

Shpërndaje në: