Vushtrri: Arrestohen dy persona pasi kishin kryer vjedhje në një shtëpi

Vushtrri: Arrestohen dy persona pasi kishin kryer vjedhje në një shtëpi

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri për veprën penale vjedhje, rast ky i raportuar rreth orës 04:00 sot më datën 22 maj, ku cak i kësaj vjedhjeje ishin elektromotorë dhe vegla pune në oborrin e një shtëpie në Sfaraqak.

Arrestimi është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje, ku nga oborri i një shtëpie në ndërtim e sipër kanë vjedhur elektromotor dhe vegla të ndryshme pune.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura, të cilat i janë kthyer pronarit.

Pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: