Vushtrri: Arrestohen tre persona, e sulmuan një tjetër me shufër metalike

Vushtrri: Arrestohen tre persona, e sulmuan një tjetër me shufër metalike

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar tre persona pasi të njëjtin dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.

Sipas policisë, ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje (25 gusht), në parkingun e një marketi në Vushtrri, ku thuhet se viktima është sulmuar nga tre persona me shufër metalike.

“Viktimës ju është ofruar tretmani mjekësor në  Emergjencën në Vushtrri, e mandej per tretman te mëtutjeshëm është dërguar në SHSKUK Prishtinë”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se si provë materiale është konfiskuar një shufër metalike.

“Nga policia janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar: F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar, të cilët janë intervistuar nga sektori rajonal i hetimeve, dhe  me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar dhe është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë””.

Shpërndaje në: