Vushtrri: Burri rrah gruan, dërgohet në strehimore bashkë me katër fëmijët

Vushtrri: Burri rrah gruan, dërgohet në strehimore bashkë me katër fëmijët

Një grua në Vushtrri është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia bën me dije se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e saj është vendosur në strehimore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: