Vushtrria-Flamurtari: S’ka fitues

Vushtrria-Flamurtari: S’ka fitues

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 28-të në IPKO Superligën e Kosovës, transmeton Insporti.

Vushtrria ka ndalur Flamurtarin në stadiumin “Fikret Aliu”, ku rezultati pas 90 minutave lojë ishte i barabartë 2-2.

Flamurtari kaloi në epërsi në minutën e 6-të të takimit pas një supergoli nga Stullqaku, i cili me një goditje të fortë mposhti portierin Prince të Vushtrrisë.

Epërsia e mysafirëve zgjati vetëm 5 minuta pasi Drilon Fazliu shënoi për vendasit pas një gabimi në mbrojtje nga Falmurtari.

Stullqaku shënoi përsëri në minutën e 36-të , këtë radhë nga afërsia pas një aksioni mjaft të bukur të Flamurtarit.

Por përsëri erdhi kundërpërgjigjia nga vendasit të cilët shënuan golin e dytë përmes Sie pas një reagimi të dobët nga portieri Nika.

Teksa pjesa e parë solli katër gola, në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë, me Flamurtarin i cili tentoi më shumë por pa arritur të krijonte raste konkrete shënimi.

Me këtë barazim ekipi nga kryeqyteti arrinë në kuotën e 37 pikëve, 6 më shumë se Trepça 89 e cila ndodhet në pozitën e fundit që të dërgon në kategorinë e dytë.

Shpërndaje në: