Vushtrria pikë të plota kundër Ferizajt

Vushtrria pikë të plota kundër Ferizajt

Vushtrria ka arritur një fitore të vështirë por të rëndësishme 1-0 si mysafir i Ferizajt, në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ygor Vinicius në minutën e 34-t të takimit, raporton Periskopi.

Vendësit u munduan që në intervalin e dytë të ndryshonin gjërat duke shfrytëzuar zëvendësimet, por nuk arritën asesi ta gjenin rrugën e golit.

Njëherit, kjo ishte fitorja e parë për vushtrriasit këtë edicion, krahas një barazimi dhe dy humbje.

Për Ferizajn, ishte humbja e tretë sezonale, ndërsa ka arritur edhe një fitore dhe numëron tri pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: