Vushtrriasi i kërkon 500 euro në muaj qytetarit pasi kishte folur në telefon me të dashurën e tij

Vushtrriasi i kërkon 500 euro në muaj qytetarit pasi kishte folur në telefon me të dashurën e tij

Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm thotë se në Vushtrri, më 4 nëntor (rasti u denoncua dje, më 6 nëntor) një shqiptar, shtetas i Kosovës, e kishte detyruar një person të futej në veturën e tij, të cilin e kishte çuar në një fshat, ku pasi e kanos me të shtëna nga armë zjarri i kërkon që çdo muaj t’i paguaj në dorë nga 500 euro si dënim “pasi ankuesi ka pasur bisedë telefonike kohë më parë me të dashurën e tij”.

sqaron në raport se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa njësitet policore po merren me rastin.

Nuk raportohet për të arrestuar, por vetëm për hetime.

 

Shpërndaje në: