VV bën gabime drejtshkrimore duke kursyer rrymë, Zafir Berisha e bën murin e odës për postime Facebook-u

VV bën gabime drejtshkrimore duke kursyer rrymë, Zafir Berisha e bën murin e odës për postime Facebook-u

Lëvizja Vetëvendosje, partia që udhëheq e vetme vendin, ka publikuar një reklamë ku tregon për hapat që po ndërmerr qeveria e Kosovës për të adresuar krizën energjetike. Por, ani pse nuk janë gazetarë të gazetave online që duhet të punojnë përngutshëm, ata kanë bërë gabime drejtshkrimore shqetësuese.

Në shkrimin që shoqëron fletushkën e reklamës së punës që thuhet se do ta bëjë Qeveria Kurti, në vetëm tre paragrafë kjo parti ka bërë pesë gabime drejtshkrimore.

Por, ekziston edhe një mundësi tjetër, që kjo parti politike të jetë duke kursyer në presje [‘,’].

Por, Vetëvendosje që ka gjithë pushtetin institucional në vend, ka bërë gabime drejtshkrimore edhe në fletushkë siç mund t’i shihni nga fotot e ekranit si më poshtë, përcjell Periskopi.

Në përfundim të përshkrimit të çdo hapi, në vend se të vinin shenjën e pikësimit pikëpresje [‘;’] ata kanë vënë pikë [‘.’], e që mund të jetë një tjetër indikacion se kjo parti ka nisur kursimin e energjisë elektrike në këtë formë. .

Në anën tjetër, ish Koordinatori i Kosovës për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka nisur kursimin e energjisë elektrike duke mos përdorur shkronjën “ë” në shumë prej fjalëve siç mund të shihet edhe nga postimi i tij i fundit. Po ashtu, z. Zafir Berisha ka vënë plot thënie të tij në murin e odës apo dhomës së tij, duke mos i shpërndarë në Facebook për të harxhuar më shumë rrymë. /Periskopi 

 

Shpërndaje në: