VV garon me dy kandidat për deputet të akuzuar për korrupsion

VV garon me dy kandidat për deputet të akuzuar për korrupsion

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka bërë të ditur se sa prej kandidatëve për deputet nga listat e subjekteve politike të dorëzuara në KQZ, janë të akuzuar për korrupsion.

Subjektet Politike në Kosovë po vazhdojnë të kandidojnë me persona që kanë akuza për korrupsion, përkundër premtimeve të tyre dhe retoriken e vazhdueshme se janë ata që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

Për tu çuditur është Lëvizja Vetëvendosja, e cila sipas Miftaraj ka dy persona të akuzuar për korrupsion në listën e kandidatëve për deputet të Kosovës.

Ndërsa ky subjekt dhe lideri i saj në diskursin e tyre ka pasur vazhdimisht akuza ndaj qeveritarëve dhe atyre që kanë qenë në pushtet si kapës të shtetit.

Miftaraj në Facebook, ka ironizuar me partitë politike duke shkruar “lufta kundër” korrusionit.

Postimi i plotë i Ehat Miftaraj:

Numri i kandidateve te propozuar ne listat e partive politike me te akuzuar per korrupsion:

AAK – 4
PDK -3
VV -2
LISTA Serbe -2
LDK -1
Lufta kunder korrupsionit!.

Shpërndaje në: