VV i fton mbeshtetësit në rrjetin social të vëllezërve rusë “për më shumë info”

VV i fton mbeshtetësit në rrjetin social të vëllezërve rusë “për më shumë info”

Lëvizja Vetëvendosje është partia më aktive dhe më e organizuar në Facebook. Tani, partia në pushtet kërkon të zgjerohet edhe në një rrjet tjetër social.

LVV ka publikuar sot një link të Telegramit, duke i ftuar anëtarët e mbështetësit që t’i bashkohen partisë në rrjetin social të themeluar në vitin 2013 nga vëllezërit rusë, Nikolai dhe Pavel Durov.

“Të dashur anëtare e anëtarë, mbështetës dhe ju aktivistë, Ju ftojmë të na bashkoheni në kanalin e informimit të Lëvizjes në Telegram. Ndiqni linkun më poshtë dhe regjistrohuni për më shumë info drejtpërdrejtë nga Lëvizja”, shkruan LVV.

Telegrami ofron, ndër tjerash, biseda të enkriptuara.

“Bisedat dhe grupet janë të koduara midis aplikacionit dhe serverit, kështu që ISP-të dhe palët e tjera të treta në rrjet nuk mund të kenë qasje në të dhëna, por serveri i Telegram mundet”, thuhet në përshkrimin që ky rrjet social ia bën vetes.

Pavel Durov, njëri nga dy themeluesit, ishte larguar nga Rusia pasi thuhet se nuk i kishte rezistuar presionit të regjimit të Vladimir Putinit.

Shpërndaje në: