VV ia publikon si ‘podcast’ liderit Kurti deklaratën për korrupsionin

VV ia publikon si ‘podcast’ liderit Kurti deklaratën për korrupsionin

Levizja Vetëvendosje ka publikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti bërë sot në mbledhjen e qeverisë lidhur me vlerëzimin e Transparency International për percepsionin mbi luftimin e korrupsionit.

VV e publikon këtë pjesë si ‘podcast’ (audio – digjitale) të liderit të partisë njëherish kryeministër Kurtit.

“Qëkur e morëm detyrën në mars të vitit 2021, dëshmuam vendosmëri për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe luftimin e krimit në çdo pjesë të vendit, pa marrë parasysh cilit grup etnik, apo grup interesi u takonin kriminelët dhe të korruptuarit. Sipas raportit vjetor të punës së policisë Kosovës, në periudhën janar dhjetor 2021, janë realizuar 571 operacione policore, ndërsa janë goditur 49 grupe kriminale. Krahasuar me vitin 2020, këto shifra tregojnë ngritje për 75%, ndërkaq krahasuar me vitin 2019, ngritje për 32.4%. Në fushën e luftimit kundër krimeve ekonomike, korrupsionit dhe pasurisë, janë regjistruar 339 raste, janë arrestuar 260 të dyshuar, dhe janë ngritur 300 kallëzime penale ndaj 736 personave të dyshuar. Vlerësimi pozitiv nga Transparency International na inkurajon në rrugën e vazhdueshme drejt luftimit të korrupsionit”, shkruan VV.

Shpërndaje në: