VV-ja dikur për marrëveshjen e targave që po e zbaton sot: E turpshme

VV-ja dikur për marrëveshjen e targave që po e zbaton sot: E turpshme

Në vitin 2016, partia e kryeministrit Albin Kurti kishte reaguar fuqishëm kundër marrëveshjes për targat e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vetëvendosje e përkufizonte marrëveshjen për targat si të turpshme dhe të sjellur nga Qeveria “Pronto”.

Qëndrimet e Vetëvendosjes ishin shprehur në konferencë për media nga Aida Dërguti, e cila atëherë ishte nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje kërkonte që bisedimet Kosovë-Serbi të çfarëdo niveli të ndalen dhe do të duhej ndryshuar qasja e Serbisë karshi Kosovës dhe kushti i parë po të qeveriste vendin VV-ja, do të ishte kërkim falja për të gjitha krimet e luftës.

Konferenca ishte transmetuar drejtpëdrejtë nga Vetëvendosje.

Pavarësisht se Vetëvendosje e Kurtit e quante marrëveshje të turpshme dhe të arritur nga Qeveria e “Prontos”, Albin Kurti ka filluar ta zbatojë të njëjtën marrëveshje.

“Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës pas dërgimit të njësisë speciale në dy pikat kufitare veriore, Bërnjak dhe Jarinjë, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes.

Pika e parë e marrëveshjes së Brukselit e datës 14 shtator 2016 specifikon se “palët janë pajtuar të mbulohen pjesët relevante të tabelave respektive të automjeteve me dy letër ngjitëse të bardha”.

 

Shpërndaje në: