VV kërkon lirimin e dy aktivistëve që gjuajtën me gurë Kuvendin

VV kërkon lirimin e dy aktivistëve që gjuajtën me gurë Kuvendin

Në njoftimin e VV’së thuhet:

Dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi janë arrestuar sot gjatë kohës që po mbahej seanca për inaugurimin e Hashim Thaçit si president. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Thaçi nuk është president dhe ne nuk do ta njohim si të tillë. Për këtë, aktivistët tanë përmes një aksioni simbolik kanë penguar nga jashtë këtë seancë, e cila në vend se të ishte betim si besëlidhje e re për Republikën, është një betim mbi shkeljet dhe tradhtitë që Thaçi i ka bërë shtetësisë së Kosovës.

Kërkojmë lirimin e pakusht të Atdheut dhe Egzonit.

 

Shpërndaje në: