VV në Mitrovicë nervozohen që anëtari i saj iu bashkua LDK’së, e quajnë ‘individ të dorës së dytë’

VV në Mitrovicë nervozohen që anëtari i saj iu bashkua LDK’së, e quajnë ‘individ të dorës së dytë’

Vetëvendosje në Mitrovicë ka reaguar pasi që anëtari i tyre, Fatmir Hasani vendosi ta përkrahë LDK-në në zgjedhjet nacionale të 17 tetorit.

Në një reagim për media, VV atje e ka quajtur Hasanin “individ të dorës së dytë”, duke shtuar se koalicione të tilla dëshmojnë se sipas tyre humbësit po bëhen bashkë.

Madje sipas tyre, në Mitrovicë rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë i ngjashëm me ato nacionale.

Reagimi i plotë:

Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë, e dëshmojnë qartë edhe një herë se humbësit po bëhen bashkë, por e tëra që do të arrijnë, do të jetë prapë një rezultat dëshprues ngase Mitrovica i ka besuar programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit me mbi 20 mijë vota, e njejtë do të ndodh edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor.

Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar.

Shpërndaje në: