VV në opozitë i shplonte pikturat në Kuvend, tash në pushtet jo, Pacolli: Ishte vetëm për fushatë?
Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi disa piktura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit të tij po vazhdojnë të mbesin të mbuluara.
Përkundër që kryeministri Albin Kurti sa ishte në opozitë në mënyrë demonstrative i pati zbuluar, tash në pushtet ato janë të mbuluara.
Lidhur me këtë gjë, kishte raportuar edhe Periskopi para disa javësh.
Ja postimi i Pacollit;
Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim