VV në Shtime thotë se lajmi për vëllain e kandidatit është i pavërtetë: Po blinte fishekzjarre

VV në Shtime thotë se lajmi për vëllain e kandidatit është i pavërtetë: Po blinte fishekzjarre

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se  videoja e cila ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale dhe në media, ku u ngritën dyshime se vëllai i kandidatit të LVV-së për kryetar të Shtimes Qemajl Aliut, Sami Aliu është filmuar duke blerë vota është jo i vërtetë.

Nga dega e kësaj partie në Shtime, një përgjigje për ATV-në e kanë quajtur veprim të turpshëm dhe me shkelje të rendë të etikës së gazetarisë publikimin e kësaj videoje nga disa media.

“Video pa zë, pa figurë dhe titullohet vëllai i kandidatit të VV-së, kjo përveçse është gënjeshtër është edhe shkelje e rëndë e etikës së gazetarisë. Është e turpshme,” – kanë thënë nga LVV.

Kjo parti kanë dal edhe me një reagim, ku sqarohet se në video shihet aktivisti i tyre, Arsim Rama dhe kandidatja për asamble, Shqipe Miftari duke mbledhur të holla për blerjen e fishekzjarrëve për ta festuar fitoren pikërisht para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Periskopi nuk merr përgjegjësinë nëse personi në fjalë po blinte fishekzjarre ose vota [artikulli në fjalë ka në fund një pikëpyetje, të cilën ju lusim ta shihni me kujdes].

Sidoqoftë, Periskopi ka mësuar se rasti është iniciuar në Polici të Kosovës.

Reagimi i plotë:

 

Shpërndaje në: