VV: Po na krahasojnë me Arkanin ata që bashkëpunojnë me pasardhësit e tij

VV: Po na krahasojnë me Arkanin ata që bashkëpunojnë me pasardhësit e tij

Zëdhënsi  i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar në lidhje me afishet e shpërndara kundër subjektit që ai i takon.

Në një prononcim për Periskopin, Krasniqi  ka  konsideruara se është absurde që të bëhen  karahsime të VV-së me Arkanin, nga personat që negociojnë me pasardhësinë e tij.

“Është interesante se si ata që po negociojnë me Serbinë e Vuqiqit, pra me pasardhësit e Millosheviqit dhe me udhëheqësit e Arkanit, po e akuzojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! për ngjashmëri me Arkanin. Ata që po ia japin Serbisë një republikë serbe brenda Kosovës, po bëjnë krahasime të tilla absurde”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se VV-ja ka informacione se afishet po i  shpërndajnë personat e paguar nga PDK-ja.

“Ne kemi informacione nga brenda PDK-së që grupe të caktuara në PDK, të lidhura me klanin pronto, po paguajnë njerëz për të shpërndarë këto afishe. Fakti që PDK nuk po ka guxim t’i realizoj këto aktivitete publikisht (ashtu siç i ka bërë Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithmonë aktivitetet e saj), flet për një frikë dhe panikë të madhe. Pushteti po e sheh që fundin e ka shumë afër dhe prandaj gjithë kjo panikë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, ashtu si ditë më parë edhe sot nëpër rrugë të Prishtinës janë shpërndarë disa afishe me mesazhe kundër VV-së. Derisa ditë më parë VV-ja konsiderohej rrezik kombëtar, sot sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj  është krahasuar me kriminelin serb Zheleko Raznatoviq-Arkan. / Periskopi/

Shpërndaje në: