VV prapa dënimit të Sarkozyt me burg? Këshilltari i Kurtit 1 thotë “Krejt dhe Drejt”

VV prapa dënimit të Sarkozyt me burg? Këshilltari i Kurtit 1 thotë “Krejt dhe Drejt”

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti I, Driton Tali, ka bërë një status mjaft të çuditshëm në profilin e tij në Facebook.

Ai ka komentuar dënimin me tri vjet burg për ish presidentin e Francës, Nicolas Sarkozyn, nga një gjykatë franceze.

“Me “dërzhavë s’un e shtyn” ka thënë z.Tali në llogarinë e tij në Facebook.

Ai më pas ka vendosur edhe sloganin e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit “#KrejtdheDrejt” edhe pse nuk besohet që kjo parti të ketë ndikuar në vendimin për dënimin e Sarkozyt.

Sarkozy u dënua për korrupsion.

Statusi i plotë i Talit:

Me “dërzhavë s’un e shtyn”.

Ish presidentin Sarkozy, gjykata  sa e denoi (para disa çasteve) me tri vite burgim (nga të cilat një vit patjetër ta mbajë) nën akuzat per korrupsion.

#KrejtdheDrejt!

Shpërndaje në: