VV prezanton kandidatin me shkollë të mesme për asamble: Pritet të bëhet student

VV prezanton kandidatin me shkollë të mesme për asamble: Pritet të bëhet student

Kryetari i Vetëvendosjes, dega në Skenderaj, Hysni Mehani ka shpërndarë një video ku prezantohen të gjithë kandidatët për asamble komunale për zgjedhjet lokale.

Në këtë video bie në sy kandidati me numër 34 që momentalisht është vetëm me shkollë të mesme.

Abedin Mula ka për synim të bëhet infermier. Ai në këtë video prezantohet si student i ardhshëm i infermierisë.

Nuk dihet nëse kandidati me numër 34 është pranuar në Universitet.

Kujtojmë që kryetar Mehani kishte hequr dorë nga gara për të parin e komunës së Skenderaj, për arsye se në këtë garë është Bekim Jashari.

“…Sepse siç e thashë, Lëvizja e as unë, nuk garojmë kur përballë na vihet Familja Jashari.”, pati deklaruar ai.

Ndryshe zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 17 tetor./Periskopi/

Shpërndaje në: