VV’ja arsyeton Konjufcën pse e ndërpreu seancën e ia hedh fajin opozitës: Nuk e bënë kuorumin

VV’ja arsyeton Konjufcën pse e ndërpreu seancën e ia hedh fajin opozitës: Nuk e bënë kuorumin

Mimoza Kusari Lila dhe Armend Muja dolën në konferencë për media pasi dështoi seanca për Trustin, raporton Periskopi.

Për këtë, ata ia lanë fajin opozitës, anipse seancën në krye në vete e ndërpreu kryetari Glauk Konjufca.

‘’Në seancë ishte humbja e kuorumit si pasojë e mospjesëmarrjes së opozitës. Nuk ishte mazhoranca që e bllokoi, por vet opozita që refuzoi të jetë aktive në pikat të cilat ishin në agjendë për t’u trajtuar sot sipas dakordimit. Mazhoranca ka treguar se nuk e mbështet propozimin për tërheqjen e Trustit. Disa fakte që janë prezantuar por duket se humbin, kanë të bëjnë me argumentin.’’, tha Kusari Lila.

‘Konjufca është tërësisht profesionist dhe një akuzë e tillë e pabazuar e tregon dëshpërimin e opozitës për të vepruar ndryshe’./PERISKOPI/

Shpërndaje në: