Walker mendon se krerët e luftës duhet të largohen nga skena politike

Walker mendon se krerët e luftës duhet të largohen nga skena politike

Ish drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ka thënë se ka ardhur koha që krahu i luftës të largohen nga skena politike në Kosovë.

Ai këto komente i bëri në një intervistë për Zërin e Amerikës duke shtuar se tani në Kosovë duhet të vij një lidership i ri i cili e kupton gjendjen aktuale në botë.

“Siç e thashë ka një zhgënjim të madh dhe zemërim se gjërat nuk kanë shkuar si duhet”.

“Mendoj se klasa politike në Kosovë – që nga presidenti, tek kryeministri, tek ministrat – shumë prej tyre janë parë si heronj të luftës, që luftuan me UÇK-në”.

“Po, ata u shpërblyen, morën poste politike. Por ka ardhur koha që ata të largohen, është koha që të vijë një brez i ri që e di si është tani bota”.

“Nuk shoh fytyra të ndryshme në zyra publike nga ato që kam parë unë 20 vjet më parë. Bota ka ndryshuar, situata e Kosovës ka ndryshuar dhe ata kanë nevojë për një drejtim që ka besimin e popullit”.

Kujtojmë se në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, ka qenë  ambasadori William Walker ai i cili ka gjetur 45 trupat e pajetë të shqiptarëve të cilët u masakruan nga forcat serbe në fshatin e Reçakut.

Në prag të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut, Ambasadori William Walker, thotë se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.

Shpërndaje në: