Wallstrom: Kryeni detyrat e shtëpisë për liberalizmin e vizave

Wallstrom: Kryeni detyrat e shtëpisë për liberalizmin e vizave

Këto komente ajo i bëri pas takimit me ministrin e Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ku shprehu besimin se Kosova ka një të ardhme e evropiane, mirëpo për këtë ajo tha se autoritetet e Kosovës i kanë vënë detyra vetes për t’i përmbushur para liberalizimit dhe anëtarësimit në BE.

Wallstrom: Demarkacioni, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni janë kritere për liberalizim

Video

“Ju inkurajojmë në një dialog më të mirë në mes pozitës dhe opozitës sepse ka rëndësi për të ardhmen e këtij vendi dhe gjithë rajonin. E di se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizitave për Kosovën, ngase ka një popullatë më të re në rajon dhe Evropë. Vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje edhe demarkimi i marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi janë pjesë e kritereve që duhet të përmbushen para se të ndodhë liberalizimi i vizave”, theksoi ministrja e jashtme suedeze.

Sipas saj, Kosova ka nevojë për raporte të mira fqinjësore dhe procesi i dialogut me Serbinë është shumë i rëndësishëm për Kosovën, madje edhe hartimi i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.  Wallstrom shtoi se edhe shpërbërja e strukturave paralele do të ishte edhe një hap tjetër drejt integrimit të komunitetit serb në strukturat e institucioneve të Kosovës.

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj duke treguar se dialogu me Serbinë do të vazhdojë tash pas lirimit të Haradianajt, tha se në Bruksel ka kërkuar që vazhdimi i bisedimeve të kaloi në një fazë të re që të mbështetet Kosova për anëtarësim në OKB, si dhe ta njohë Serbia Kosovën si shtet.

Hoxhaj: Dialogu me Serbinë do të vazhdoj, Serbia duhet ta njeh Kosovën

Video

“Natyrisht se do të vazhdon dialogu pas rezolutës. Ajo rezolutë e ka pasur një qëllim që të jetë një lloj mjeti për presion për shkak të arrestimit të pa drejtë të Haradinajt në Francë. Dialogu në mes Kosovës e Serbisë është i rëndësishme për të dyja vendet, por është i rëndësishëm edhe për stabilitetin dhe për paqen në rajon…. unë e kam ngritë çështjen se si të kalojmë një fazë të re të dialogut e cila do të duhej ta mbështet Kosovën që të anëtarësohet Kosova në OKB dhe do të duhej ta mbështet Kosovën për njohje të dy anshme, që Serbia ta njeh Kosovën, si dhe një proces të gjatë të pajtimit. Krahas kësaj ne duhet të zbatojmë edhe marrëveshjet ët cilat i arritëm”, theksoi ministri Hoxhaj.

Ministri Hoxha duke folur për liberalizmin e vizave, tha se Kosova që nga viti 2012 i ka të caktuara kriteret për liberalizim. Sipas tij, situa e krijuar në Kuvend për bllokimin e vendimit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, është i pa tolerueshëm, sepse Kosova nuk po mund t’i përmbush kriteret për viza qe pesë vjet. Hoxhaj tha se Suedia është e interesuar ta ndihmojë Kosovën edhe në integrimin evropian.

Hoxhaj: Sjelljet e deputeteve në Kuvend për demarkacionin janë të pa tolerueshme

“Unë s’kam menduar që pas pesë vitesh, prejv vitit 2012 në 2017 që mund ta kem një situatë që ne të ballafaqohemi me bllokim të liberalizimit të vizave për shkak të pa mundësisë tonë me marr vendime në kuvend të Kosovës. Vendimi është i kuvendit të Kosovës dhe për mendimin tim kjo situatë  është goxha e pa tolerueshme. Është koha e fundit që ne të bëjmë përpjekje që kësaj teme t’i japim drejtim”, theksoi Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj tha se me ministren e Suedisë kanë biseduar për shumë çështje ngase Suedia është një shtet mik i Kosovës. Sipas tij, është biseduar për investimet mundshme suedeze në Kosovë, sepse Kosova ka përmirësuar klimën ambientale biznesore në vitet e fundit.

Suedia në këto 20 vitet e fundit, duke mbështetur paqen, stabilitetin dhe të drejtat e njeriut në Kosovë dhe në Ballkan ka mbështetur Kosovën edhe për liri dhe pavarësi.

Mbi 40 mijë kosovarë jetojnë aktualisht në Suedi, të cilët sipas ministres Ëallstrom janë mirë të integruar, dhe se Suedia për një kohë të gjatë është një prej donatorëve më të mëdhenj bilateral në Kosovë. Pas këtij, takimi, ministrja suedeza ka takuar edhe kryeministrin Isa Mustafa, dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin./I.Shabani/

Shpërndaje në: