Wanda e nervozuar me Icardin: Shkatërrove një familje tjetër për një lavire – ndahet çifti

Wanda e nervozuar me Icardin: Shkatërrove një familje tjetër për një lavire – ndahet çifti

Një lajm që ka lidhje me kronikën rozë dhe merkaton: Mauro Icardi dhe Wanda Nara, sipas zërave që vijnë nga Argjentina dhe nga rrjetet sociale në Itali dhe Francë, janë ndarë.

Wanda Nara ka fshirë të gjitha fotografitë me Icardi-n dhe ka publikuar, fshirë dhe publikuar përsëri, një mesazh shumë të fortë.

“Ke shkatërruar një familje tjetër për një kurvë”.

Një mike e Wanda-s ka publikuar edhe një mesazh privat të marrë nga vetë ajo: “Jam ndarë”.

Media argjentinase Minutouno ka lënë të kuptohet se mbrapa ndarjes së çiftit qëndron aktorja China Suarez.

29-vjeçarja argjentinase s’ka pak që është ndarë nga Benjamin Vicuna dhe ka qenë pikërisht ajo gruaja e përmendur nga bashkëshortja (ose ish) e Icardi-t në Instagram. /Periskopi/

Shpërndaje në: