Wanda Nara dhe Icardi të etur vëmendje, futet në miks edhe vjehrra

Wanda Nara dhe Icardi të etur vëmendje, futet në miks edhe vjehrra

Historia e Mauro Icardit dhe Wanda Narës si duket nuk do të përfundojë kurrë.

Pas ndarjes së bujshme, kërkimit të faljes dhe heqjes nga lista e ndjekësve në ‘’Instagram’’, një ndodhi e çuditshme ka bërë edhe më shumë lëmsh fansat.

Ikardi ka postuar një foto me fanellën e PSG-së në Instagram, por në këtë postim ka komentuar vjehrra e tij, mamaja e Uandës, Nora Kolosimo.

Kjo e fundit i dërgon 28-vjeçarit zemra në Instagram duke marrë vëmendjen e shumë njerëzve.

Si duket, Kolosimo nuk e hedh poshtë dhëndrin e saj, vajza e të cilës ka tre fëmijë. Shumë kanë aluduar se historia e Icardit me Wandën është sajesë për të fituar vëmendje, por ende asgjë nuk është e qartë në këtë histori.

 

Shpërndaje në: