‘Washington Post’ shkruan për Kiana Kryeziun: Ëndrra bëhet realitet për skitaren kosovare

‘Washington Post’ shkruan për Kiana Kryeziun: Ëndrra bëhet realitet për skitaren kosovare

Garimi në slalomin e madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe për vendin e saj, Kosovën.

Kryeziu është atletja e parë femër nga Kosova në Lojërat Dimërore pasi ajo arriti normën olimpike gjatë garës në Itali, shkruan “Washington Post”.

“Me të vërtetë nuk e prisja të ndodhte kaq herët”, tha Kryeziu për “AP”, duke vazhduar:

“Ishte një nga objektivat e mia më të mëdha. Ishte një ëndërr dhe tani u bë realitet”.

Për të nuk ishte e lehtë, por ajo thotë se me “punë të madhe” e arriti synimin.

Kryeziu kishte mbështetjen kryesore nga sponsorët, por, ajo është e kënaqur edhe me ndihmën e Federatës së Skitarisë së Kosovës, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe MKRS-së.

Ndihmë e njejtë për të ishte edhe “telefonata” nga familja dhe miqtë.

“Pjesëmarrja e saj në olimpiadë është arritja më e madhe dhe kush e di, se çfarë rezultati të mirë do ta marrë ajo”, tha trajneri i saj, Agim Pupovci.

Shpërndaje në: