Watford-Chelsea: Ndalet loja për shkak të emërgjencës mjekësore

Watford-Chelsea: Ndalet loja për shkak të emërgjencës mjekësore

Ndeshja e Chelseat kundër Watfordit në Premier League u pezullua përkohësisht pas një emërgjence mjekësore në tribuna.

Lojtarët vunë re një fans në gjendje jo të mirë në tribunë, duke nxitur stafin mjekësor të vraponte përtej fushës në ‘Vicarage Road’ për të asistuar, transmeton Periskopi.

Momente më vonë, lojtarët u urdhëruan të largohen nga fusha dhe u rikthyen në zhveshtore për të qëndruar të nxehtë, derisa mjekët administruan ndihmë CPR ndaj fansit.

Në llogarinë zyrtare të Watfordit, shkruhej: ”Është një pushim për shkak të një emërgjence mjekësore në tribunë. Të dy skuadrat janë larguar nga fusha.”

Kujtojmë se takimi filloi nga ora 20:30. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: