Wenger i hapur për t’u rikthyer si trajner

Wenger i hapur për t’u rikthyer si trajner

Ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka zbuluar se është i hapur për t’u rikthyer në punën e trajnerit një ditë por vetëm në kushte që ai konsideron si “optimale”.

Wenger u largua nga Gunners pas 22 vjetësh në 2018 dhe aktualisht po punon si shefi i ri i FIFA-s për Zhvillimin Global të Futbollit.

Ndërsa është i etur për të shfrytëzuar sa më shumë pozicionin e tij të ri, francezi pranon se po i mungon puna e trajnerit dhe pranon se mund të bëjë një kthim nëse pozicioni i duhur paraqitet.

”Çdo ditë, unë dua të stërvisë, e kam bërë këtë gjatë gjithë jetës sime”, i tha Wenger Europe1.

“Unë jam 70 vjeç, kam dhënë shumë. A duhet të luaj pak ruletë ruse, edhe kur bëhet fjalë për shëndetin tim? Unë nuk mund t’i bëj gjërat përgjysmë, kështu që i bëj vetes këtë pyetje”.

I pyetur se çfarë do të duhej që ai të menaxhonte përsëri, Wenger u përgjigj: “Do të jetë në kushte që unë i konsideroj optimale. Përndryshe, nuk do ta bëj”.

Shpërndaje në: