Wenger: Lacazette do të shënojë shumë gola

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur i kënaqur me transferimin e rij të Arsenalit, Alxandre Lacazette-s.
Strategu francez ka thënë se Lacazette do të jetë një lojtar i rëndësishëm për topqinjtë.
“Jemi shumë të lumtur që kemi Alexandren në grupin tonë. Ai ka treguar se mund të shënojë gola dhe është konkretizues fantastik”, tha Wenger.
“Gjithashtu teknikisht është i mirë dhe ka karakter të fortë”.
“Djaloshi është një shtesë e madhe për ne, dikush që do të na ndihmoj të luftojmë për nivelet e larta në sezonin e ardhshëm”, përundoi Wenger. /Periskopi/