Wenger zbulon planet e Erling Haaland – sulmuesi do të kalojë në Premier League

Wenger zbulon planet e Erling Haaland – sulmuesi do të kalojë në Premier League

Ish trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka dhënë disa komente lidhur me lojtarin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Haaland është në mesin e lojtarëve më premtues në botën e futbollit aktualisht, dhe vëmendja për të është shumë e madhe.

E vështirë të mendohet se ai do të vazhdojë me Dortmund pas vitit 2022, prandaj zëra të shumtë e lidhin atë me destinacione të shumta.

Por, Arsene Wenger është i bindur se norvegjezi do ta zgjedh Premier League si destinacion të ardhshëm.

“Mendoj se do të ndodh (kalimi në Premier League). Fuqia ekonomike e Premier League është e madhe”, ka thënë Wenger, transmeton Periskopi.

“Futbolli anglez është dominues sepse është aty ku janë paratë. Lojtarët më të mirë shikojnë mënyrat më të mira për të bërë më shumë para”, shtoi francezi.

Haaland lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Chelsea, por ishte agjenti i tij Mino Raiola ai që pengoi një lëvizje të tillë, me disa kërkesa të çmendura. /Periskopi/

Shpërndaje në: