Werderi lutet për Milot Rashicën!

Werderi lutet për Milot Rashicën!

Milot Rashica e ka përfunduar ndeshjen para kohe, ai ka lëshuar fushën për shkak të lëndimit.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është detyruar të largohet nga loja në minutën e 36’, pas dy golave që i shënoi Augsburgut, ndeshje të cilën po e fiton Werderi me rezultat 3-0.

Ai u largua për shkak të një lëndimi që pritet të konfirmohet pas ndeshjes nga trajneri, Florian Kohfeldt.

Tani ka reaguar edhe klubi, me shpresën se nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz.

“Shpresojmë që të mos jetë shumë serioze”, shkruan klubi në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Kohfeldt nuk i besoi shumë kosovarit në pjesën e parë të sezonit, por që nga janari, Rashica ka një tjetër rrol dhe është duke shpërblyer besimin e trajnerit.

Ai ka realizuar 4 gola në vitin 2019, teksa numëron gjithsej 5 me Werderin deri më tani në sezonin 2018/19

Shpërndaje në: