West Ham detyrohet ta fshijë videon për Mourinhon pasi shkatërrohet nga fansat

West Ham detyrohet ta fshijë videon për Mourinhon pasi shkatërrohet nga fansat

Jose Mourinho i është rikthyer menaxhmentit si trajner i Tottenhamit, u konfirmua të mërkurën në mëngjes.

Portugezi ka qenë pa klub që nga dhjetori, por padyshim se do të jetë e çuditshme ta shohim atë në drejtim të Spurs.

Mourinho do ta zhvillojë ndeshjen e parë në drejtim të skuadrës kundër West Hamit, të shtunën, raporton Periskopi.

Dhe para përballjes, West Hami ka krijuar një video të guximshme për Mourinhon.

Jose Mourinho's Spurs will travel to play West Ham on Saturday

Në video shihet trajneri duke folur për londinezët, derisa shihen londinezët duke mposhtur skuadrat e mëhershme të menaxhuara nga ai si Chelsea dhe Manchester United.

Videoja ishte e disponueshme për një orë, por u fshi pasi mori shumë komente negative.

“Kjo do të jetë hit kur të humbni, meqë ra fjala,” tha një komentues.


“Do të vë bast para të mira se do të rikthehet bumerang për t’iu kafshuar të shtunën pasdite,” shkroi një tjetër.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: