West Ham gjen akordin për Zouma – hapën rrugët e Chelsea për transferimin e Kounde

West Ham gjen akordin për Zouma – hapën rrugët e Chelsea për transferimin e Kounde

Skuadra e Chelsea duket se mund të bëjë një finish të mrekullueshëm të merkatos, kur kanë mbetur rreth një javë nga mbyllja e afatit kalimtar.

Pas transferimit të Romelu Lukaku, dëshira kryesore e Thomas Tuchel mbetet një përforcim në mbrojtje, e ky përforcim mbanë emrin e Jules Kounde.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Athletic’, West Ham ka marrëveshje me Chelsea për transferimin e Kurt Zouma, transferim që pritet të kushtojë 30 milionë euro, përcjell Periskopi.

Këto 30 milionë euro i hapin rrugë dhe japin shtysë për ‘Blutë’ që të nisin ofertën drejt Sevillas, për kartonin e Kounde.

Kounde ka shprehur dëshirën që të jetë pjesë e Chelsea, por shifra që kërkohet për të shkon afro 80 milionë euro.

Ka edhe një javë kohë që Chelsea të gjej akordin me Sevillan dhe me lojtarin për kushtet personale, dhe ta finalizojë transferimin për të kompletuar një nga merkatot më të mira të kësaj vere. /Periskopi/

Shpërndaje në: