Westbrook i pandalshëm, Lakers triumfojnë në Chigaco (Video)
Ndeshja më e fortë ishte mes Oklahoma Thunders dhe Washington, e cila fituesin e përcaktoi pakohës shtesë.
Oklahoma fitoi bindshëm me rezultat 126-155, ku lojtari më meritor ishte Russell Westbrook që realizoi triple-double ky ishte edhe i nënti triple-double në këtë sezon. Ai realizoi 35 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime.
Westbrook u shfaqë si lojtar kyç i skuadrës në momentet më të rëndësishme atë të kohës së shtesë, ku arriti shifrën prej 14 pikësh për të ndihmuar skuadrën e tij të shënojë fitoren e 11-të sezonit ndërsa kjo ishte humbja e dhjetë për Washington Wizard.
Rezultatet e takimeve tjera të zhvilluara:
Boston 114-121 Detroit
Toronto 120-105 Memphis
Chicago 90-96 Lakers
Minnesota 104-106 New York
Dallas 87-94 San Antonio
Denver 98-106 Miami



