“Western” mes policëve në Tiranë, qëllojnë njëri-tjetrin në komisariat

“Western” mes policëve në Tiranë, qëllojnë njëri-tjetrin në komisariat

Dy efektivë në Komisariatin 3 në Tiranë janë përplasur me armë dhe për pasojë njëri prej tyre është plagosur rëndë.

“Në komisartian 3 sa ka ndodhur një ngjarje e rëndë, një oficer policie sapo ka qëlluar kolegun e vet. Më nisën një video ku po transportohet polici në spital. Ata janë oficerë të patrullës, dy policët kanë qëlluar njëri-tjetrin në komisariat. Është një ngjarje e rëndë, shpresojmë mos ketë pasoja me humbje jete”, tha Hoxha në “Log.”.

Burime për ABC bëjnë me dije gjithashtu se në spital është dërguar në gjendje të rëndë C. S., i cili është futur në sallën e operacionir. Ndërsa autori L. Z ndodhet në komisariat.

Shpërndaje në: