Wijnaldum tregon pse zgjodhi PSG para Barcelonës

Wijnaldum tregon pse zgjodhi PSG para Barcelonës

Gini Wijnaldum ishte në mesin e lojtarëve që ndërruan skuadër gjatë kësaj vere.

Mesfushori holandez linte skuadrën e Liverpool për të kaluar te Paris Saint Germain, por për të kishte interesim edhe nga Barcelona.

Wijnaldum në fund zgjodhi të kalonte te PSG, ndonëse si fëmijë kishte ëndërruar Barcelonën. Por, për këtë ai ka një arsye.

“Barcelona erdhi. Isha i lumtur sepse qëkur isha fëmijë, sikur shumica e holandezëve, ishte klub i ëndrrës për mua, edhe nëse duhet ta pranoj se Zidane ishte idhulli im”, ka thënë Gini, transmeton Periskopi.

“Kisha ide të mira për t’iu përkushtuar Barcës. Por negociatat zgjatën shumë dhe Parisi u afrua. Për dallim nga gjashtë vite më parë, klubi tregoi dëshirë për rekrutimin tim. Ishte koha të bëja diçka tjetër”, shtoi holandezi.

Wijnaldum dhe PSG sonte nisin aventurën në Champions League, kompeticion në të cilin shihen si skuadër favorite. /Periskopi/

Shpërndaje në: