Wilder e nokauton në raundin e parë Breazealen, shikoni momentin (Video)

Wilder e nokauton në raundin e parë Breazealen, shikoni momentin (Video)

Dominic Breazale nuk ka arritur të bëjë absolutisht asgjë përballë Deontay Wilder.

Ky i fundit e nokautoi kundërshtarin e tij qysh në raundin e parë, me një goditje tejet të fortë, e që doli të jetë pika vendimtare e këtij meçi.

Pas humbjes, Breazale u shpreh i zhgënjyer, madje pati edhe vërejtje për gjyqtarin kinse nuk e ka përfunduar numërimin, mirëpo shihet qartë edhe në video se ai nuk arriti ta marrë veten pas asaj goditje që e përplasi për toke.

“Boksi është i tillë. Gjyqtarin e dëgjoja teksa thoshte, shtatë-tetë, por që nuk e di pse nuk e përfundoi, megjithatë ky është boks.

Ka goditje të forta nga kundërshtar të fuqishëm me përgatitje të lartë fizike, prandaj jo më kot është kategori e rëndë”, përfundoi ai.

 

Shpërndaje në: