Wilder: Fury dueloi me tronditjen që ia kam shkaktuar – këtë ua bëj unë, ua shkatërroj karrierat

Wilder: Fury dueloi me tronditjen që ia kam shkaktuar – këtë ua bëj unë, ua shkatërroj karrierat

Deontay Wilder me shumë krenari e ka marrë gjithë përgjegjësinë për vështirësitë me të cilat u përball Tyson Fury në duelin kundër Otto Wallin.

‘Gypsy King’ ishte favorit i madh në duelin kundër suedezit, mirëpo pësoi një çarje të madhe në vetull në raundin e tretë dhe e zhvilloi pjesën më të madhe të duelit me vështirësi në shikim. Sidoqoftë, me vendim të gjyqtarëve, ai doli fitues i meçit që u zhvillua të shtunën mbrëma në Las Vegas.

Dhe kundërshtari i tij i ardhshëm, kampioni i WBC-së, Wilder, ka thënë se Fury ishte i tronditur që nga meçi i tyre në muajin dhjetor kur e kishte rrëzuar dy herë, porse u ndanë baras.

“Kushdo që e ka parë këtë meç e ka kuptuar dhe e ka të qartë se ai (Fury) nuk është më i njëjti boksier, por kjo është ajo që u bëj atyre (kundërshtarëve) – ua përfundoj karrierat”.

“Unë jam njeriu më i keq në planet, ai nuk është boksieri i njëjtë më, i kam marrë diçka, kur e kam goditur i kam dhënë tronditje”, ka deklaruar Wilder për Barbershop Conversations.

Dy boksierët nga kategoria e peshave të rënda tashmë kanë nënshkruar që ta zhvillojnë rimeçin e tyre më 22 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Ai ka marrë fund dhe mezi pres (për rimeçin). Nuk mund të pres, ai madje nuk e ka parë më të mirën nga unë, ne e kemi parë më të mirën nga Fury”, ka shtuar amerikani.

Shpërndaje në: