Wilder: Joshua është i thyer para luftës me Usyk

Wilder: Joshua është i thyer para luftës me Usyk

Ish-kampioni botëror i peshave të rënda, Deontay Wilder, beson se Anthony Joshua duket “i thyer” para revanshit të tij me Oleksandr Usyk të shtunën mbrëma.

Wilder e di se si është të vuash mendërisht pas humbjes së titullit të peshave të rënda dhe beson se Joshua po tregon shenja se ai mendërisht nuk është 100 për qind këtë javë.

“Ai duket më i thyer apo diçka e tillë, ndoshta është sepse ai po mësohet me mungesën e titujve dhe tani situata ka ndryshuar. Sepse ndonjëherë ju keni diçka për kaq shumë kohë dhe pastaj situata merr kahje tjetër, është jo e lehtë të mësohesh me këtë ndryshim.”, tha Wilder.

“Është thjesht mendimi im për gjërat. Ndoshta mund të jetë presioni se si të bëhesh kampion dhe ai thjesht është vetvetja. Kam parë shumë njerëz që flasin për disa gjëra që ai ka bërë jashtë ringut.”, shtoi ai.

Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Usykut do të zhvillohet në orët e vona të së shtunës.

Shpërndaje në: