Will Smith flet për gjendjen e vështirë kur villte pas orgazmës si një ‘reagim psikosomatik’

Will Smith flet për gjendjen e vështirë kur villte pas orgazmës si një ‘reagim psikosomatik’

Will Smith e ka përballuar “thyerjen e zemrës” jo duke dëgjuar këngë të trishtuara, por duke bërë shumë seks – dhe si rezultat ka pasur të vjella.

Aktori zbuloi në librin e tij me kujtime, “Will”, se ai u shndërrua seksualisht në një “hienë geto”, pasi e dashura e tij e asokohe, Melanie, e tradhtoi.

“Kam dëshpërimisht nevojë për lehtësim, por meqë nuk ka pilulë për dhimbjen e zemrës, iu drejtova marrëdhënieve seksuale të shfrenuara. Deri në këtë pikë të jetës sime, kam pasur marrëdhënie seksuale vetëm me një grua tjetër përveç Melanie, por gjatë muajve të ardhshëm, u shndërrova në një hienë të vërtetë geto,” shkruan Will (nëpërmjet BuzzFeed News).

Me sa duket, kjo nuk përputhej me qenien e tij të brendshme, kështu që Smith zhvilloi një “reagim psikosomatik” ndaj ejakulimit.

Termi psikosomatik u referohet simptomave fizike reale që shkaktohen ose ndikohen nga truri dhe emocionet në vend të një shkaku specifik në trup (siç është një dëmtimi ose infeksioni).

“Kam bërë seks me kaq shumë gra dhe ishte aq e papajtueshme me qenien time, saqë zhvillova një reagim psikosomatik për orgazmën,” shkruan ai për gjendjen, e cila i shkaktonte të vjella.

Pavarësisht nga reagimi negativ ndaj seksit, Smith vazhdoi të flinte me shumë gra me shpresën se ato do ta kuronin dhimbjen e tij.

Smith u marthua me Sheree Zampino në vitin 1992 dhe u divorcuan në 1995. Më pas, u martua me gruan e tanishme Jada Pinkett Smith, me të cilën ka një marrëdhënie të hapur.

Smith ka tre fëmijë: djalin Trey, 29 vjeç , me Zampino dhe djalin Jaden, 23, vajzën Willow, 21, me Pinkett Smith.

Shpërndaje në: